Kodi Penal Viti 2014 Njësitë e qeverisjes vendore përgjigjen penalisht vetëm për veprime të kryera gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre, të cilat mund të ushtrohen nëpërmjet delegimit të shërbimeve publike. Përgjegjësia penale e personave juridikë nuk përjashton atë të personave fizikë, të cilët kanë kryer ose janë bashkëpunëtorë në kryerjen e të njëjtave vepra penale. Veprat penale dhe masat ndëshkuese përkatëse, që zbatohen ndaj personave juridikë, si dhe procedura për vendosjen dhe ekzekutimin e tyre rregullohen me ligj të veçantë.”. Neni 8 Shkronja “dh” e nenit 50 ndryshohet si më poshtë: “dh) kryerja e veprës penale duke shpërdoruar funksionin publik ose shërbimin fetar.”. Neni 9 Në shkronjën “c” të nenit 79, fjala “nëpunësit” zëvendësohet me fjalët “funksionarët e tjerë”. Neni 10 Në nenin 109 bëhen këto shtesa: - në fund të paragrafit të parë shtohen fjalët “dhe me gjobë nga dy milionë deri në pesë milionë lekë”; - në fund të paragrafit të dytë shtohen fjalët “dhe me gjobë nga tre milionë deri në shtatë milionë lekë”; - në fund të paragrafit të tretë shtohen fjalët “si dhe me gjobë nga pesë milionë deri në dhjetë milionë lekë”. Neni 11 Pas nenit 109/a shtohet neni 109/b me këtë përmbajtje: “Neni 109/b Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për të kryer ose mos kryer një veprim të caktuar, për të fituar padrejtësisht pasuri ose çdo lloj përfitimi tjetër, për vete ose për të tretë, dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet dhe me gjobë nga gjashtëqind mijë deri në tre milionë lekë. Po kjo vepër, kur kryhet duke përdorur a kërcënuar me përdorimin e armës, torturës, akteve çnjerëzore e poshtëruese që kanë shkaktuar dëmtime të shëndetit, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga dy milionë deri në pesë milionë lekë. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen, dënohet me burgim të përjetshëm dhe me gjobë nga pesë milonë deri në dhjetë milionë lekë.”. Neni 12 Neni 134 ndryshohet si më poshtë: “Neni 134 Vjedhja Vjedhja e pasurisë dënohet me burgim nga tre muaj deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Faqe|230

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents