Kodi Penal Viti 2014 Kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga një milion deri në tetë milionë lekë, ndërsa kur kryerja e kësaj vepre ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga pesë milionë deri në dhjetë milionë lekë. Neni 230/c Dhënia e informacioneve nga persona që ushtrojnë funksione publike ose në ushtrim të detyrës a profesionit Vënia në dijeni e personave të shpallur ose e personave të tjerë për të dhënat për verifikimin ose hetimin e fondeve dhe pasurive të tjera, ndaj të cilave zbatohen masa kundër financimit të terrorizmit, nga persona që ushtrojnë funksione publike ose që janë në ushtrim të detyrës a profesionit, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet dhe me gjobë nga një milion deri në pesë milionë lekë. Neni 230/ç Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur Dhënia e fondeve dhe pasurive të tjera, kryerja e shërbimeve financiare, si dhe e transaksioneve të tjera me persona të shpallur, ndaj të cilëve zbatohen masa kundër financimit të terrorizmit, dënohen me burgim nga katër deri në dhjetë vjet dhe me gjobë nga katërqind mijë deri në pesë milionë lekë.”. Neni 17 Pas nenit 234 shtohen nenet 234/a dhe 234/b me këtë përmbajtje: “Neni 234/a Organizata terroriste Krijimi, organizimi, drejtimi dhe financimi i organizatës terroriste dënohen me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet. Pjesëmarrja në organizata terroriste dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Neni 234/b Banda e armatosur Krijimi, organizimi, drejtimi dhe financimi i bandës së armatosur dënohen me burgim nga dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Pjesëmarrja në bandën e armatosur dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.”. Neni 18 Neni 244 ndryshohet si më poshtë: “Neni 244 Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, personit që ushtron funksionin publik, për vete ose për persona të tjerë për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën ose funksionin e tij, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë.”. Faqe|232

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents