Kodi Penal Viti 2014 LIGJ Nr.9686, datë 26.2.2007 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7895, DATË 27.1.1995 “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 81 pika 2 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin Këshillit te Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Neni 1 Në nenin 7 shkronja “c” paragrafi i dytë, fjalët “akte terroriste” zëvendësohen me fjalët “vepra me qëllime terroriste”. Neni 2 Pas nenit 7 shtohet neni 7/a me këtë përmbajtje: “Neni 7/a Juridiksioni universal Ligji penal i Republikës së Shqipërisë është i zbatueshëm edhe për shtetasin e huaj, që ndodhet në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nuk është ekstraduar, i cili jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë ka kryer njërën nga veprat e mëposhtme: a) krime kundër njerëzimit; b) krime lufte; c) gjenocid; ç) vepra me qëllime terroriste; d) torturë. Ligji penal i Republikës së Shqipërisë është i zbatueshëm edhe për shtetasin e huaj, që jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë kryen ndonjërën nga veprat penale, për të cilat ligje të veçanta ose marrëveshje ndërkombëtare, ku Republika e Shqipërisë është palë, përcaktojnë zbatueshmërinë e legjislacionit penal shqiptar.”. Neni 3 Në nenin 8, fjalët “nenit 7” zëvendësohen me fjalët “neneve 7 e 7/a”. Neni 4 Në nenin 28 bëhen këto ndryshime: a) paragrafi i dytë i pikës 1 shfuqizohet; Faqe|240

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents