Kodi Penal Viti 2014 2. Shkronja “ç” shfuqizohet. Neni 25 Pas nenit 287/a shtohet neni 287/b me këtë përmbajtje: “Neni 287/b Përvetësimi i parave ose mallrave të vjedhura Kushdo që blen, merr, fsheh apo, në një mënyrë tjetër, përvetëson për vete ose një palë të tretë, apo ndihmon në blerjen, marrjen, fshehjen ose përdorimin e parave apo mallrave të tjera, duke ditur se një person tjetër ka përfituar këto para apo mallra, si pasojë e kryerjes së një vepre penale, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet dhe me gjobë deri në një qind mijë lekë. Papërgjegjshmëria e personit ose pengesa për të ndjekur penalisht personin për veprën penale në fjalë nuk përjashtojnë përgjegjësinë personit, që kreu veprën penale të përvetësimit të parave ose mallrave të vjedhura, sipas këtij neni.”. Neni 26 Pas nenit 295 shtohet neni 295/a me këtë përmbajtje: “Neni 295/a Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete Zbulimi ndaj të tretëve i të dhënave ose ndihma për të zbuluar të dhënat, të cilat ligji i përcakton si sekret, nga ana e një funksionari publik ose e një personi të ngarkuar me një shërbim publik, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës ose duke abuzuar me cilësitë e veta, përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet. Zbulimi ndaj të tretëve i të dhënave, të cilat përbëjnë sekret tregtar industrial ose profesional, nga ana e personave publikë, që kanë detyrë ruajtjen e tyre, përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Zbulimi i akteve sekrete ose i të dhënave, që përmbajnë aktet sekrete, nga prokurori ose oficeri i policisë gjyqësore, si dhe mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Zbulimi i akteve sekrete ose i të dhënave të përmbajtura në aktet sekrete nga persona të tjerë, që kanë dijeni për të dhëna për procedimin penal e që janë paralajmëruar nga prokurori ose oficeri i policisë gjyqësore për moszbulimin e tyre, dënohet me burgim deri në tre vjet. Zbulimi i të dhënave sekrete, që kanë lidhje me identitetin, procesin e bashkëpunimit, të mbrojtjes ose për vendndodhjen e dëshmitarëve e të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të cilët përfitojnë mbrojtje të veçantë, sipas ligjeve në fuqi, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet. Zbulimi i sekretit që ka sjellë si pasojë vdekjen, plagosjen e rëndë ose ka rrezikuar seriozisht jetën apo shëndetin e dëshmitarëve ose të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të familjarëve të tyre apo të punonjësve të policisë, të ngarkuar me mbrojtjen e tyre, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet.”. Neni 27 Në nenin 298 bëhen këto ndryshime: 1. Titulli i nenit bëhet “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. 2. Paragrafi i parë ndryshohet si më poshtë: Faqe|245

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents