Kodi Penal Viti 2014 Neni 119/b Fyerja me motive racizmi ose ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik Fyerja e qëllimshme publike, nëpërmjet sistemit kompjuterik, që i bëhet një personi, për shkak të përkatësisë etnike, kombësisë, racës apo fesë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.”. Neni 14 Nё nenin 137 paragrafi i dytë, fjalët “me gjobë ose” hiqen. Neni 15 Pas nenit 143/a shtohet neni 143/b me këtë përmbajtje: “Neni 143/b Mashtrimi kompjuterik Futja, ndryshimi, fshirja ose heqja e të dhënave kompjuterike apo ndërhyrja në funksionimin e një sistemi kompjuterik, me qëllim për t’i siguruar vetes apo të tretëve, me mashtrim, një përfitim ekonomik të padrejtë apo për t’i shkaktuar një të treti pakësimin e pasurisë, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në gjashtë vjet dhe me gjobë nga 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë deri në 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, në dëm të disa personave, më shumë se një herë ose kur ka sjellë pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga 500 000 (pesëqind mijë) lekë deri në 5 000 000 (pesë milionë) lekë.”. Neni 16 Në nenin 156, pas paragrafit tё parё shtohet njё paragraf me kёtё pёrmbajtje: “Po kjo vepёr, kur kryhet nё bashkёpunim, mё shumё se njё herё, ose ka sjellё pasoja tё rёnda, dёnohet me burgim deri nё tre vjet.”. Neni 17 Neni 159 ndryshohet si mё poshtё: “Neni 159 Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit Lidhja, si dhe çdo ndёrhyrje tjetёr e bёrё pa leje nё rrjetin e ujёsjellёsit, pёr marrjen e ujit tё pijshёm, pёrbёn kundërvajtje penale dhe dёnohet me gjobё ose me burgim deri nё dy vjet. Shkatёrrimi me dashje i rrjetit tё ujёsjellёsit dёnohet me burgim deri nё pesё vjet.”. Neni 18 Pas nenit 186 shtohet neni 186/a me këtë përmbajtje: Faqe|257

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents