Kodi Penal Viti 2014 “Neni 199/a Ndërtimi i paligjshëm Ndërtimi i paligjshëm i një objekti në tokën e vet dënohet me gjobё ose me burgim deri në njё vit. Po kjo vepër, e kryer në tokën publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga njё deri nё pesё vjet.”. Neni 22 Pas nenit 206 shtohen nenet 206/a e 206/b me këtë përmbajtje: “Neni 206/a Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje, me pasoja tё rёnda materiale, i fondit pyjor, i fidanishtes pyjore, i grumbullit pyjor ose i çdo njësie të ngjashme me to, me zjarr, dënohet me burgim nga tre deri në pesё vjet dhe me gjobë nga 500 000 (pesëqind mijë) lekë deri në 1 000 000 (një milion) lekë. Po kjo vepёr, e kryer me qёllim ndryshimin e kategorisё dhe destinacionit tё tokёs, dёnohet me burgim nga tre deri nё dhjetё vjet dhe me gjobё nga 500 000 (pesëqind mijë) lekë deri në 1 000 000 (një milion) lekë. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo shkakton dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit apo zonave të mbrojtura, dënohet me burgim nga pesё deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga 1 000 000 (një milion) lekë deri në 2 000 000 (dy milionë) lekë. Neni 206/b Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor Shkatërrimi apo dëmtimi nga pakujdesia, me pasoja tёrёnda materiale, i fondit pyjor, i fidanishtes pyjore, i grumbullit pyjor ose i çdo njësie të ngjashme me to, me zjarr, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo shkakton dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit apo zonave të mbrojtura, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.”. Neni 23 Pas neni 293 shtohen nenet 293/a, 293/b, 293/c e 293/ç me këtë përmbajtje: “Neni 293/a Përgjimi i paligjshëm i tё dhёnave kompjuterike Përgjimi i paligjshëm me mjete teknike i transmetimeve jopublike, i të dhënave kompjuterike nga/ose brenda një sistemi kompjuterik, përfshirë emetimet elektromagnetike nga një sistem kompjuterik, që mbart të dhëna të tilla kompjuterike, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Kur kjo vepër kryhet nga/ose brenda sistemeve kompjuterike ushtarake, të sigurisë kombëtare, të rendit publik, të mbrojtjes civile apo në çdo sistem tjetër kompjuterik, me rëndësi publike, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Faqe|259

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents