Kodi Penal Viti 2014 b) çdo përfaqësues a zyrtar i një shteti ose çdo zyrtar apo agjent i një organizate ndërkombëtare me karakter ndërqeveritar, i cili, në kohën dhe vendin e kryerjes së veprës penale kundër tij, zyrës, banesës private ose mjeteve të tij të transportit, gëzon, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, mbrojtje të posaçme nga çdo sulm mbi personin, lirinë dhe dinjitetin e tij, si dhe anëtarët e familjes së tij.”. Neni 5 Neni 9 “Përgjegjësia për personat e huaj që gëzojnë imunitet” numërtohet neni 9/a i këtij Kodi. Neni 6 Në nenin 30 shtohet pika 10 me këtë përmbajtje: “10. Humbja e përgjegjësisë prindërore.”. Neni 7 Pas nenit 43 shtohet neni 43/a me këtë përmbajtje: “Neni 43/a Humbja e përgjegjësisë prindërore Humbja e përgjegjësisë prindërore jepet nga gjykata ndaj personit që e ushtron përgjegjësinë prindërore, kur ai dënohet si autor ose bashkëpunëtor në një vepër penale ndaj fëmijës ose si bashkëpunëtor me fëmijën në kryerjen e një vepre penale.”. Neni 8 Në nenin 34 bëhen këto ndryshime: 1. Në fillim të paragrafit të gjashtë shtohen fjalitë me këtë përmbajtje: “Gjykata jep dënimin me gjobë, pasi ka hetuar rreth aftësisë paguese të personit. Aftësia paguese përcaktohet nga gjendja personale dhe pasurore e personit, si dhe nga rrethana të tjera që lidhen me to.”. 2. Pas paragrafit të shtatë shtohen katër paragrafë me këtë përmbajtje: “Kur i dënuari nuk e paguan gjobën dhe gjoba nuk mund të vilet nëpërmjet ekzekutimit të detyrueshëm, gjykata vendos zëvendësimin e gjobës me burgim, duke llogaritur pesë mijë lekë për një ditë burgim. Kur i dënuari nuk mund të paguajë gjobën në afat pa fajin e tij dhe nëse kriteret, mbi të cilat është caktuar gjoba, kanë ndryshuar pas dhënies së vendimit dhe nuk e justifikojnë haptazi pagimin e gjobës, atëherë i dënuari mund të kërkojë: a) shtyrje të afatit të pagesës së gjobës gjer në gjashtë muaj; b) kryerjen e një pune me interes publik. Nëse gjykata urdhëron kryerjen e një pune në interes publik zbatohen rregullat e nenit 63 të këtij Kodi. Nëse gjoba nuk paguhet edhe pas shtyrjes së afatit ose nëse i dënuari nuk e kryen punën në interes publik, gjykata vendos zëvendësimin e gjobës me burgim.”. 3. Në paragrafin e parafundit shtohet një fjali me këtë përmbajtje: “Nëse dispozita penale nuk parashikon dënim me burgim, maksimumi i dënimit me burgim konsiderohet gjashtë muaj”. 4. Në paragrafin e fundit numri “7” bëhet “8”. Faqe|264

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents