Kodi Penal Viti 2014 Neni 32 Pas nenit 248 shtohet neni 248/a me këtë përmbajtje: “Neni 248/a Dhënia në kundërshtim me ligjin e pensioneve ose e të ardhurave të tjera nga sigurimet shoqërore Dhënia në kundërshtim me ligjin e pensioneve ose e të ardhurave të tjera nga sigurimet shoqërore prej punonjësit, që ka detyrë t'i japë ato, dënohet me burgim, nga gjashtë muaj gjer në shtatë vjet dhe me gjobë nga treqind mijë gjer në një milion lekë .”. Neni 33 Në titullin dhe në tekstin e nenit 257/a, pas fjalëve “nëpunësve publikë” shtohen fjalët “ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Neni 34 Në nenin 258, fjalët “me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet” zëvendësohen me fjalët “me burgim gjer në tre vjet”. Neni 35 Pas nenit 259 shtohet neni 259/a me këtë përmbajtje: “Neni 259/a Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt a tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga nëpunësi i huaj publik, nëpunësi i një organizate publike ndërkombëtare, anëtari i një asambleje të huaj publike apo anëtari i një asambleje ndërkombëtare parlamentare, për të kryer ose për të mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy gjer në tetë vjet dhe me gjobë nga pesëqind mijë gjer në tre milionë lekë.”. Neni 36 Neni 268 ndryshohet si më poshtë: “Neni 268 Poshtërimi i Republikës dhe i simboleve të saj Dëmtimi i qëllimshëm i flamurit ose i stemës së Republikës, të ekspozuara në institucionet shtetërore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. Poshtërimi botërisht i flamurit ose i himnit kombëtar, gjatë zhvillimit të një veprimtarie të organizuar nga autoritetet shtetërore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.”. Faqe|273

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents