Kodi Penal Viti 2014 LIGJ Nr. 144/2013 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7895, DATË 27.1.1995 “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 81 pika 2 shkronja “d” dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Neni 1 Në nenin 1/c paragrafi i parë, pas fjalëve “të drejtësisë në caktimin e fajësisë dhe të dënimit,” shtohen fjalët “të mbrojtjes së interesit më të lartë të fëmijëve,”. Neni 2 Në nenin 32, paragrafi i parë ndryshohet si më poshtë: “Dënimi me burgim për krimet jepet për një kohë nga pesë ditë deri në tridhjetë e pesë vjet. Neni 3 Në nenin 34, paragrafi i pestë ndryshohet si më poshtë: “Për personat që kryejnë krime për motive fitimi të pasurive ose të sigurimit të çdo lloj përfitimi tjetër material, gjykata vendos sipas nenit 36 të këtij Kodi, konfiskimin e mjeteve të kryerjes së veprës penale dhe produkteve të veprës penale ose, në mungesë të tyre, dënim me gjobë në masën nga 100 mijë deri në 5 milion lekë.”. Neni 4 Neni 39 ndryshohet si më poshtë: “Neni 39 Heqja e së drejtës të ushtrimit të një profesioni ose të një veprimtarie Heqja e së drejtës të ushtrimit të një profesioni ose të një veprimtarie e ndalon të dënuarin të ushtrojë profesionin ose veprimtarinë, për të cilën është dhënë leje e veçantë, dëshmi, autorizim apo licencë nga organi kompetent. Heqja e së drejtës së ushtrimit të një veprimtarie ose të një profesioni jepet për një kohë nga një muaj deri në pesë vjet dhe është rrjedhojë e çdo dënimi për vepra penale që kryhen duke i shpërdoruar ato, ose kur vlerësohet se ushtrimi i mëtejshëm i veprimtarisë apo profesionit bie ndesh me marrëdhënien juridike që synon të mbrojë vepra penale konkrete.”. Faqe|283

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents