Kodi Penal Viti 2014 LIGJ Nr. 98/2014 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7895, DATË 27.1.1995, “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”,TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 81, pika 2, shkronja “d”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetësh dhe Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Neni 1 Pas nenit 53 shtohet neni 53/a me këtë përmbajtje: “Neni 53/a Zëvendësimi i dënimit me burgim me pagimin e një shume të hollash në favor të shtetit Gjykata, në rastet kur parashikohet shprehimisht nga dispozita, kur çmon që vepra penale dhe autori i saj paraqesin rrezikshmëri të ulët shoqërore dhe kur cakton një dënim gjer në dy vjet burgim, mund të vendosë zëvendësimin e dënimit me burgim me pagimin e një shume të hollash në favor të shtetit, duke llogaritur një ditë burgim me pesë mijë lekë. Ky zëvendësim mund të vendoset kur është kërkuar nga autori i veprës penale. Në rast se shuma e të hollave e vendosur nga gjykata nuk paguhet brenda 10 ditëve nga momenti që vendimi merr formë të prerë, me kërkesë të prokurorisë, gjykata vendos revokimin e vendimit për zëvendësimin e dënimit me burgim.”. Neni 2 Neni 137 ndryshohet si më poshtë: “Neni 137 Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike, dëmtimi i matësit, si dhe çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik ose rrjetin telefonik, e kryer me qëllim përfitimi të paligjshëm, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet. Kur kjo vepër penale kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë, ose nga përdoruesit jofamiljarë të energjisë elektrike ose të rrjetit të shërbimit telefonik, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.”. Neni 3 Në nenin 257/a bëhen këto shtesa dhe ndryshime: 1. Në titull, pas fjalës pasurive shtohet shenja e pikësimit “,” (presje) dhe fjalët “interesave privatë”. 2. Paragrafi i parë ndryshohet si më poshtë: “Refuzimi për deklarimin ose mosdeklarimi i pasurisë, interesave privatë të personave të zgjedhur ose Faqe|297

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents