Kodi Penal Viti 2014 juridik, duke e hequr përfundimisht dënimin me vdekje, si një nga llojet e dënimeve të parashikuar nga dispozitat e Kodit Penal. Nënshkrimi dhe ratifikimi në afatin e caktuar i Protokollit nr.6 nga ana e Kuvendit të Shqipërisë, do t’i shërbente afirmimit të kredibilitetit të Republikës së Shqipërisë në arenen ndërkombëtare, si një shtet që shfaq seriozitet dhe përgjegjësi në drejtim të realizimit pa hezitim të atyre angazhimeve që ajo vetë i ka pranuar, si dhe do të mbyllte përfundimisht këtë problem mjaft të diskutuar. Megjithatë duke u nisur nga fakti i plotësimit të afatit tre vjeçar për përmbushjen e detyrimit juridik ndërkombëtar për heqjen e dënimit me vdekje, si dhe nga zbatimi në praktikë i moratoriumit mbi ekzekutimet e personave të dënuar me këtë lloj dënimi, në të vërtetë ishte vënë në rrugën e zgjidhjes problemi i ekzistencës ose jo të dënimit me vdekje në Shqipëri, i cili që nga viti 1995 mbeti praktikisht i pazbatueshëm. E parë në këtë këndvështrim, Kushtetuta është hartuar duke u bazuar edhe në parimet që sanksionon Statuti i Këshillit të Europës, ku në nenin 3 të tij thuhet: “Çdo anëtar i Këshillit të Europës pranon parimin e përparësisë të së drejtës dhe parimin në bazë të të cilit çdo person nën juridiksionin e saj duhet të gëzojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore”. Në këtë aspekt edhe qytetarët shqiptarë si pjesë e kësaj bashkësie europiane, ku heqja e dënimit me vdekje është bërë një domosdoshmëri, nuk mund të bëjnë përjashtim nga ky rregull dhe as nuk mund të vihen në pozita më të disfavorëshme në krahasim me qytetarët e shteteve të tjera për gëzimin e këtyre të drejtave dhe lirive themelore. Për këtë arsye ndaj tyre mund të zbatohen vetëm ato lloj kufizimesh që në thelb nuk tejkalojnë legjislacionin europian. Prandaj gjatë përgatitjes së Kushtetutës së re është mbajtur parasysh pikërisht ky realiteti i krijuar, si rrjedhojë dhe e atyre detyrimeve ndërkombëtare që kërkojnë heqjen e dënimit me vdekje nga legjislacioni penal. Trajtimi si më sipër i problemit, në aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe detyrimeve politike dhe juridike që Republika e Shqipërisë ka marrë përsipër, shërbejnë si argumenta, të cilët së bashku me analizën e dispozitave konkrete kushtetuese, i krijojnë Gjykatës Kushtetuese mundësinë për të konkluduar lidhur me pajtueshmërinë ose jo me Kushtetutën të dispozitave të Kodit Penal që e parashikojnë dënimin me vdekje. Parë nga ky këndvështrim paraqitet e domosdoshme interpretimi i atyre dispozitave të Kushtetutës që kanë rëndësi dhe që lidhen drejtëpërdrejt me këtë çështje. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 21 të saj parashikon se: “ Jeta e personit mbrohet me ligj”. Kjo dispozitë shpreh në mënyrë të drejtëpërdrejtë mbrojtjen e jetës njerëzore e cila përbën një vlerë kushtetuese. Koncepti për jetën dhe dinjiteti njerëzor paraqiten në dispozitat e Kushtetutës si vlera shumë të rëndësishme, të cilat konsiderohen si burimi, nga i cili rrjedhin të gjitha të drejtat e tjera si të drejta themelore absolute. Kapitulli i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut përshkohet që në fillim nga koncepti i mosdhunimit të këtyre lirive dhe të drejtave. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, sipas nenit 15 të Kushtetutës, janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik, prandaj ekziston edhe detyrimi parësor dhe kushtetues i shtetit, nëpërmjet organeve të tij, që t’i respektojë dhe t’i mbrojë këto të drejta. Thelbi i dispozitave kushtetuese është nxjerrja sa më në pah e atyre drejtimeve themelore që si orientim primar kanë respektimin e vlerës së jetës dhe të dinjitetit njerëzor. Vlera më superiore për shtetin është njeriu dhe jeta e tij. Kjo e drejtë qëndron në themel të të gjitha të drejtave dhe mohimi i saj sjell edhe eleminimin e të drejtave të tjera njerëzore. Jeta njerëzore duke u konsideruar e tillë që nga fillimi i saj bëhet një vlerë mbi të gjitha vlerat e tjera që mbrohet nga Kushtetuta. Ky është dhe qëllimi i Kushtetutës sonë, i cili del që në Preambulën e saj, si dhe në mjaft dispozita të tjera. Lidhur me çështjen, objekt të kësaj kërkese, që ka të bëjë me përcaktimin e pajtueshmërisë ose jo me Kushtetutën të dënimit me vdekje, që parashikohet në disa dispozita të Kodit Penal, nuk është i mjaftueshëm referimi vetëm në nenin 21 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pasi problemi paraqet domosdoshmëri të shihet në shumë aspekte të tjera, si në atë juridik, social, politik, apo dhe historik. Faqe|309

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents