Kodi Penal Viti 2014 PËR KËTO ARSYE, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, duke u bazuar në nenet 131, shkronja “a”; 134, pika 1, shkronja “d”; 145, pika 2, të Kushtetutës, si dhe në nenin 72 të ligjit nr.8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, me shumicë votash, VENDOSI: - Shfuqizimin e nenit 315 të Kodit Penal “Dhënia e një vendimi të padrejtë”, si të papajtueshëm me Kushtetutën. Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare. Anëtarë pro: Fehmi Abdiu, Xhezair Zaganjori, Sokol Berberi, Sokol Sadushi, Petrit Plloçi. Anëtarë kundër: Vladimir Kristo (kryetar), Gjergj Sauli, Kujtim Puto, Kristofor Peçi. MENDIM PAKICE Nuk jemi dakord me vendimin e shumicës për këto arsye: Në kërkesën e bërë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës për shpalljen si antikushtetues të nenit 315 të Kodit Penal, pretendohet se ky nen është në kundërshtim me nenet 7, 42/2 dhe 145/1, 3 të Kushtetutës. Neni 315 i Kodit Penal bën fjalë për përgjegjësinë penale të gjyqtarëve, në rastet kur japin vendime përfundimtare të padrejta në mënyrë të qëllimshme. Për t’i dhënë përgjigje kërkesës, para Gjykatës Kushtetuese shtroheshin për zgjidhje këto çështje kryesore: - A ka përgjegjësi penale gjyqtari për krime të kryera në detyrë ose për shkak të saj? - Neni 315 është antikushtetues apo është i panevojshëm, meqenëse gjyqtari mund të përgjigjet penalisht njëlloj si nëpunësit e tjerë të shtetit për shpërdorim detyre, sipas nenit 248 të Kodit Penal. - Neni 315 i Kodit Penal është antikushtetues në thelbin e tij apo formulimi është i pasaktë, ose i paplotë dhe mund të krijojë probleme në zbatimin praktik? - A kërcënohet realisht pavarësia e gjyqtarit nga ekzistenca e kësaj dispozite në Kodin Penal? Në lidhje me çështjen e parë, ajo ç’ka mund të thuhet pa hezitim është se gjyqtarët, si të gjithë nëpunësit apo shtetasit e tjerë, janë të barabartë para Kushtetutës dhe ligjit dhe përgjigjen njëlloj për shkelje të tyre. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e pranon përgjegjësinë penale të gjyqtarëve. Në nenin 137 të saj thuhet shprehimisht se gjyqtarët e të gjitha niveleve mund të ndiqen penalisht. Në nenin 6/1 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut thuhet, ndër të tjera, se: “çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme…”. Gjykata Kushtetuese, në vendimin e saj nr.14/2006, shprehet se “…pavarësia e gjyqësorit ka dy komponentë realë të saj, që janë: paanshmëria dhe pavarësia e gjyqtarit (me dallimet përkatëse mes tyre). Paanshmëria i referohet një qëndrimi subjektiv të gjyqtarit në lidhje me çështjen dhe me palët pjesëmarrëse në të, ndërsa pavarësia nënkupton jo vetëm një qëndrim të caktuar ndaj ushtrimit të funksionit gjyqësor, por një pozitë ose marrëdhënie në raport me të tjerët, veçanërisht me pushtetin ekzekutiv, që bazohet në ekzistencën e kushteve dhe garancive objektive…”. Paanshmëria e gjyqtarit në dhënien e drejtësisë dhe, në raport me qëndrimin ndaj saj, përgjegjësia që gjyqtarët duhet të mbajnë, zë një vend të rëndësishëm dhe në dokumente të organizmave ndërkombëtare, të cilat trajtojnë parimet bazë të pavarësisë së gjyqësorit. Të tilla mund të përmendim: “Parimet bazë të OKB-së për pavarësinë e gjyqësorit”, Rekomandimin nr.R(94)12, datë 13.10.1994 të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës “ Për pavarësinë, efikasitetin dhe rolin e gjyqtarëve”, Kartën e Shoqatës së Gjyqtarëve Europianë etj.. Këto dokumente të rëndësishme ndërkombëtare Faqe|321

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents