Kodi Penal Viti 2014 Misioni i gjyqtarëve është të japin drejtësi, në mënyrë të pavarur, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet. Çdo qëndrim i kundërt i tyre, pra shkelja e qëllimshme e Kushtetutës dhe ligjeve, nuk ka asgjë të përbashkët me parimin kushtetues të pavarësisë në marrjen e vendimeve. Çështja e dytë dhe e tretë nuk kanë lidhje me antikushtetutshmërinë ose jo të nenit 315 të Kodit Penal. Vendi apo kreu në të cilin bën pjesë një vepër në Kodin Penal nuk ka të bëjë me kushtetutshmërinë e veprës, por me metodikën që ndjek ligjvënësi në hartimin e Kodit. Pavarësisht se neni 315, në thelbin e vet, ka ngjashmëri të theksuar me elementet e veprës penale të shpërdorimit të detyrës, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, veçoria e tij qëndron në një element të posaçëm të kësaj vepre: te subjekti i cili është gjyqtari. Ligjvënësi e ka parë të arsyeshme, me të drejtë, që këtë dispozitë ta përfshijë në një kre të posaçëm të Kodit Penal, kreu IX, të titulluar “Vepra penale kundër drejtësisë”. Nxjerrja e saj si dispozitë më vete në këtë kre, për shkak të subjektit të posaçëm, nuk ka pse ta bëjë normën antikushtetuese. Përkundrazi, ligjvënësi ka dashur t’i japë rëndësi të veçantë pasojave të abuzimit me detyrën nga ana e gjyqtarëve dhe, në këtë kuptim, neni 315 i Kodit Penal, veç të tjerash, ushtron dhe një ndikim pozitiv për të parandaluar dhënien në mënyrë të qëllimshme të vendimeve gjyqësore haptazi të padrejta. Megjithëse qartësia e normës juridike, përderisa ka të bëjë me zbatimin në praktikë të saj, është pjesë e shqyrtimit në gjykimin kushtetues, doktrina e së drejtës penale e ka trajtuar në mënyrë të plotë dhe të qartë kuptimin juridik të kësaj dispozite në të gjitha elementet përbërëse të një vepre penale. Pas kësaj analize erdhëm te çështja e fundit: a kërcënohet pavarësia e gjyqtarit nga ekzistenca e kësaj dispozite në Kodin Penal? Për t’i dhënë përgjigje, çështja duhet parë si në aspektin formal, ashtu dhe atë substancial. Nga pikëpamja formale juridike, neni 315 i Kodit Penal nuk është gjë tjetër veçse konkretizim i mëtejshëm, në vendin e duhur, i një prej rasteve kur gjyqtarët mund të vihen para përgjegjësisë penale, ndër të tjera edhe për abuzime me detyrën, përgjegjësi e cila parimisht është pranuar dhe në nenin 137 të Kushtetutës. Në aspektin substancial, vetë ekzistenca e një dispozite penale nuk mund të përbëjë aspak një kërcënim për pavarësinë e gjyqtarëve, për shkak se ai është i mbrojtur në mënyrë të posaçme si nga Kushtetuta, ashtu dhe nga ligjet organike me garanci të shumta. Sipas nenit 137 të Kushtetutës, gjyqtarët mund të ndiqen penalisht vetëm me miratim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Garancitë janë më të mëdha kur është fjala për të ndjekur penalisht gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, për të cilët kërkohet miratimi i Kuvendit dhe për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, për të cilët nevojitet vetë miratimi i kësaj të fundit. Anëtarë: Vladimir Kristo (kryetar), Kujtim Puto, Gjergj Sauli. VENDIM Nr.19, datë 1.6.2011 NË EMËR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Bashkim Dedja Kryetar i Gjykatës Kushtetuese Xhezair Zaganjori Anëtar i “ “ Petrit Plloçi Anëtar i “ “ Vitore Tusha Anëtare e “ “ Sokol Sadushi Anëtar i “ “ Sokol Berberi Anëtar i “ “ Admir Thanza Anëtar i “ “ Altina Xhoxhaj Anëtare e “ “ Vladimir Kristo Anëtar i “ “ me sekretare Blerina Çinari, më datë 4.11.2010, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore, mbi bazë dokumentesh, çështjen nr. 21/6 Akti, që i përket: Faqe|323

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents