Kodi Penal Viti 2014 51. Gjykata konstaton se dispozita e sipërpërmendur, mbart të njëjtat probleme kushtetutshmërie të neneve 190 dhe 191 të KP-së, të konsideruara më lart si të papajtueshme me Kushtetutën. 52. Si konkluzion, Gjykata arrin në përfundimin se nenet 29, paragrafi i fundit, 190 dhe 191, të KPsë që sanksionojnë parashikimin e njëkohshëm të dy dënimeve kryesore, atij me burgim dhe me gjobë, vijnë në kundërshtim me nenin 17 të Kushtetutës dhe si të tillë duhen shfuqizuar. Për pretendimet e tjera mbi antikushtetutshmërinë e neneve 190 dhe 191 të KP-së 53. Gjykata e Apelit Vlorë ka pretenduar gjithashtu, se parashikimi i dy dënimeve kryesore në nenet 190 dhe 191 të KP-së bie ndesh edhe me nenet 18 dhe 30 të Kushtetutës. 54. Parimi i barazisë, i parashikuar në nenin 18 të Kushtetutës, synon që të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit, jo vetëm në të drejtat themelore të parashikuara në Kushtetutë, por edhe në të drejtat e tjera ligjore. Gjykata në jurisprudencën e saj ka theksuar se ky parim kërkon që të gjitha subjektet të trajtohen në mënyrë të njëjtë, por nuk formulon ndalime që të mund të bëhen trajtime të diferencuara kur individët dhe grupet nuk ndodhen në kushte të njëjta a të ngjashme, apo kur ka justifikim të arsyeshëm e objektiv, duke vendosur një raport të arsyeshëm dhe përpjesëtimor midis mjeteve të përdorura dhe qëllimit që synohet të arrihet. (Shih vendimet nr. 18, datë 29.7.2008, nr. 19, datë 9.7.2009 të Gjykatës Kushtetuese.) 55. Gjykata, nisur nga argumentet e parashtruara në kërkesë nga gjykata referuese, referimi që ajo bën te neni 18 i Kushtetutës, pa analizuar ekzistencën e pabarazisë për arsye të papërligjura, ndërmjet autorëve të veprave penale që kanë shkelur ligjin penal, të cilët i nënshtrohen vetëm një dënimi kryesor, dhe atyre që u nënshtrohen dy dënimeve kryesore, çmon se pretendimi është i pamjaftueshëm për të provuar dhe për të arritur në përfundimin mbi antikushtetutshmërinë e dispozitave në shqyrtim. 56. Lidhur me pretendimin për cenimin e parimit të prezumimit të pafajësisë, Kushtetuta parashikon se kushdo quhet i pafajshëm, përderisa nuk i është provuar fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë (neni 30 i Kushtetutës). Gjykata është shprehur se prezumimi i pafajësisë është një nga elementet përbërëse të procesit të rregullt ligjor. Sipas nenit 30 të Kushtetutës, kushdo quhet i pafajshëm, përderisa nuk i është provuar fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë. Prezumimi i pafajësisë përbëhet nga disa aspekte, njëri prej të cilit është in dubio pro reo, pra çdo dyshim shkon në favor të të pandehurit dhe barra e provës bie kryesisht mbi organin e akuzës. Gjykata e ka interpretuar prezumimin e pafajësisë në kuptimin që gjykatat e zakonshme nuk duhet ta fillojnë procesin me bindjen se i pandehuri ka kryer krimin për të cilin akuzohet, se barra e provës i takon palës akuzuese, se çdo dyshim duhet të shkojë në favor të të pandehurit, se gjykata duhet ta mbështesë vendimin në prova të drejtpërdrejta dhe të tërthorta që duhet të provohen nga akuza (shih vendimet e Gjykatës Kushtetues:e nr. 9, datë 28.4.2004; nr. 23 datë 23.7.2009). 57. Nga sa më lart, Gjykata vlerëson se pretendimi i gjykatës referuese se parashikimi i dy dënimeve kryesore nga dispozitat objekt shqyrtimi cenon parimin e prezumimit të pafajësisë është i paargumentuar dhe se, gjithsesi, nuk ka lidhje me respektimin e këtij parimi dhe, si i tillë, rezulton i pabazuar. Për pretendimin për shfuqizimin e dispozitave të tjera të Pjesës së Posaçme të Kodit Penal që parashikojnë dy dënime kryesore 58. Gjykata e Apelit Vlorë ka pretenduar gjithashtu antikushtetutshmërinë e të gjitha dispozitave të tjera të Pjesës së Posaçme të Kodit Penal që parashikojnë dy dënime kryesore. 59. Sipas nenit 68 të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, gjykata apo gjyqtari është i detyruar, kur çmon se ligji është antikushtetues, të argumentojë para Gjykatës Kushtetuese ekzistencën e lidhjes së drejtpërdrejtë midis ligjit dhe zgjidhjes së çështjes konkrete. 60. Gjykata, në jurisprudencën e saj, ka pranuar se ky lloj gjykimi kushtetues kërkon domosdoshmërish ekzistencën e një lidhjeje të drejtpërdrejtë midis ligjit, antikushtetutshmëria e të cilit çmohet si e tillë nga gjykata dhe zgjidhjes së çështjes konkrete. Në mënyrë që të ekzistojë lidhja e drejtpërdrejtë duhet të ketë një raport të domosdoshëm mes vendimit të Gjykatës Kushtetuese (zgjidhjes së çështjes së antikushtetutshmërisë së ligjit nga kjo gjykatë) dhe zgjidhjes së çështjes kryesore Faqe|340

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents