Kodi Penal Viti 2014 ndikimi vijues, i vendimit eventual të pranimit të kërkesës nga Gjykata Kushtetuese, mbi përfundimin e gjykimit të themelit, por është po aq e rëndësishme që vendimi për pezullimin e çështjes dhe dërgimin e saj në Gjykatë të arsyetohet nga gjykata referuese edhe nga pikëpamja e bazueshmërisë së çështjes në lidhje me parametrat kushtetuese të referuara si të cenuara nga dispozitat e kundërshtuara. Në vështrim të standardeve të mësipërme, në çështjen konkrete, ne gjyqtarët në pakicë vlerësojmë se gjykata referuese nuk ka parashtruar argumente serioze për jokushtetutshmërinë e neneve, objekt shqyrtimi, duke referuar në normat ose parimet konkrete të Kushtetutës. Gjykata referuese pretendon se parashikimi i dy dënimeve kryesore për një vepër penale bie në kundërshtim me nenin 17/1 të Kushtetutës, pasi dënimi penal, në aspektin kushtetues, duhet të jetë i drejtë dhe në përpjesëtim me veprën, pa dhënë argumente bindëse dhe arsye serioze, në kuptimin kushtetues, për sa i përket cenimit të këtij standardi kushtetues. Ne, gjyqtarët në pakicë, vlerësojmë se shumica nuk është ndalur siç duhet në verifikimin e elementeve procedurale që duhet të plotësojë kërkesa për inicimin e gjykimit incidental, të elaboruara në jurisprudencën kushtetuese, pasi në parashtrimet e gjykatës referuese mungojnë shkaqet dhe argumentet të cilat përbëjnë bazën ku mbështeten pretendimet për papajtueshmëri me Kushtetutën. Gjithashtu, është e domosdoshme që gjykata referuese, përpara se t’i drejtohet Gjykatës për kontrollin incidental të normës, të bëjë të gjitha përpjekjet për ta interpretuar atë në përputhje me Kushtetutën. Në çështjen konkrete, nenet objekt shqyrtimi duheshin interpretuar nga gjykata referuese jo në mënyrë të shkëputur, por në lidhje me nenet e tjera që parashikojnë llojet e dënimeve dhe caktimin e tyre. Më konkretisht, gjykata referuese, në funksion të interpretimit në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe parimin e proporcionalitetit, duhej t’u referohej neneve 29, 34, 47, 48 dhe 59 të Kodit Penal. Gjykata referuese duhej t’i referohej nenit 29 që parashikon dënimet kryesore, si edhe nenit 34 që parashikon se dënimi me gjobë lejohet të jepet për krime të kryera për motive të fitimit pasuror/përfitimit material. Për sa i përket caktimit të dënimit, gjykata duhej t’i referohej nenit 47 të Kodit Penal, që parashikon se në dhënien e dënimit gjykata merr parasysh rrezikshmërinë e veprës penale, të autorit të saj, shkallën e fajit, si dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese të parashikuara në nenin 48 dhe nenin 59 të Kodit Penal. Nuk rezulton që gjykata referuese të ketë kërkuar mundësi interpretimi në pajtim me Kushtetutën të dispozitave ligjore përkatëse, në harmoni me dispozitat e tjera të sipërpërmendura, të cilat u lejojnë gjykatave një marzh/kufij vlerësimi të gjerë kur bëhet fjalë për caktimin e dënimit në proporcion me elementet përcaktuese të nenit 47 të KP-së. Jo vetëm që gjykata referuese nuk ka arritur të parashtrojë argumente kushtetuese që të provojnë cenimin e nenit 17/1 të Kushtetutës, por as shumica, në arsyetimin e saj, nuk ka arritur të japë argumente, se pse dhe në ç’mënyrë është cenuar parimi i proporcionalitetit në rastin konkret. Në vendimin e saj shumica nuk ka analizuar se cilat interesa cenohen nga kryerja e veprave penale të “falsifikimit ose përdorimit të vulave, stampave ose formularëve” dhe të “falsifikimit të akteve të gjendjes civile” dhe sa e rëndësishme është mbrojtja e këtyre interesave, për të arritur më pas në vlerësimin nëse caktimi i dy dënimeve kryesore për këto dy vepra penale është apo jo proporcional. Qëllimin e ligjvënësit, kur ka formuluar tekstin e dispozitave objekt shqyrtimi, shumica e ka identifikuar me luftën ndaj krimit të organizuar, sigurimin e rendit publik e shoqëror, dhe rritjen e efektivitetit të masave shtrënguese ndaj autorëve të veprave penale. Veprat penale, objekt shqyrtimi, duke shtrembëruar vërtetësinë dhe autenticitetin e dokumenteve/akteve publike, cenojnë besimin e qytetarëve te shteti dhe veçanërisht te dokumentacioni i lëshuar nga autoritetet shtetërore. Në rastet e kryerjes së këtyre veprave penale nuk cenohen vetëm interesa publikë por edhe interesa privatë të shtetasve për arsye se dokumentet e falsifikuara mund të përdoren në shkëmbime të natyrës financiare, ekonomike apo tregtare midis privatëve. Pikërisht mbrojtja e këtyre interesave të rëndësishme ka qenë dhe qëllimi i legjislatorit në rastin konkret. Gjykata ka vlerësuar se Kuvendi, si organ ligjvënës, ka të drejtë të zbatojë apo konkretizojë politika të caktuara për përmirësimin e qeverisjes dhe zhvillimin e vendit në tërësi, apo t’u përgjigjet prioriteteve apo problemeve të ndryshme të vendit (shih vendimet: nr. 29, datë 31.5.2010; nr. 43, datë 6.10.2011të Gjykatës Kushtetuese). Është e rëndësishme për çdo shtet të së drejtës që zbaton rregullat e një shoqërie Faqe|343

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents