Kodi Penal Viti 2014 Neni 143/a/4 Paraqitja e të dhënave të rreme dhe shpërndarja e paautorizuar e tyre Personi që, si anëtar i drejtorisë apo i këshillit mbikëqyrës të një emetuesi, lejon ose mundëson shpërndarjen e një prospekti, të ndryshëm nga ai që përcaktohet nga ligji, apo lejon ose mundëson paraqitjen e të dhënave të rreme ose paraqitjen e rreme të fakteve me vlerë materiale në një prospekt, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në tre vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim gjer në pesë vjet. Neni 143/a/5 Regjistrimi i titujve në bursë në mënyrë të paautorizuar Personi që, si anëtar i drejtorisë së bursës, lejon regjistrimin në kuotimin një, kuotimin e shoqërive anonime publike apo në kuotime të tjera të titujve, të cilët nuk i plotësojnë kushtet e ligjit për titujt, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në tre vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim nga dy gjer në pesë vjet. Neni 143/a/6 Fshehja e pronësisë Personi, i cili me dashje nuk i jep të dhëna për pronësinë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, sipas ligjit për titujt, dënohet me gjobë ose burgim gjer në një vit. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim nga dy gjer në pesë vjet. Neni 143/a/7 Tregtimi i paligjshëm i titujve Personi që merret me ndërmjetësim të paautorizuar për blerjen ose shitjen e titujve dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda dënohet me burgim nga dy gjer në pesë vjet.”. Neni 21 Pas nenit 149 shtohen nenet 149/a dhe 149/b me këtë përmbajtje: “Neni 149/a Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale Prodhimi, shpërndarja, mbajtja për qëllime tregtimi, shitja, ofrimi për shitje, furnizimi, shpërndarja, eksportimi ose importimi për këto qëllime i: a) produktit ose procesit të mbrojtur nga një patentë, pa pëlqimin e pronarit të patentës; b) produktit që mbrohet nga një dizenjo industriale, pa pëlqimin e pronarit të dizenjos industriale; c) mallrave ose shërbimeve që mbrohen nga një markë tregtare, pa pëlqimin e pronarit të markës tregtare; ç) produktit që rrjedh nga një tregues gjeografik, pa pëlqimin e pronarit të treguesit gjeografik; Faqe|268

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents