Kodi Penal Viti 2014 të kryera me dashje, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Po kjo vepër kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.”. Neni 149/b Shkelja e të drejtave të topografisë së qarkut të gjysmëpërçuesit Prodhimi, përdorimi, mbajtja për qëllim tregtimi, shitja, ofrimi për shitje, furnizimi, shpërndarja, eksportimi ose importimi për këto qëllime i produktit që shkel të drejtat e topografisë së regjistruar të qarkut, të gjysmëpërçuesit ose të qarkut të integruar, pa pëlqimin e pronarit të topografisë, të kryera me dashje, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.”. Neni 22 Në nenin 164/a bëhen këto ndryshime: 1. Fjalët “përbëjnë kundërvajtje penale dhe” hiqen. 2. Fjalët “dy vjet dhe me gjobë nga dyqind mijë gjer në një milion lekë” zëvendësohen me fjalët “tre vjet dhe me gjobë nga dyqind mijë gjer në një milion lekë”. Neni 23 Në nenin 164/b, fjalët “tre vjet” zëvendësohen me fjalët “pesë vjet”. Neni 24 Në nenin 226 bëhen këto ndryshime: 1. Titulli i nenit bëhet “Veprat e dhunshme ndaj personave të mbrojtur ndërkombëtarisht”. 2. Fjalët “kryetarëve, anëtarëve të qeverisë, parlamentarëve të shteteve të huaja, përfaqësuesve diplomatikë apo të organizmave të njohur ndërkombëtarë, që ndodhen zyrtarisht në Republikën e Shqipërisë”, zëvendësohen me fjalët “personave të mbrojtur ndërkombëtarisht”. Neni 25 Në Kreun III, pas Seksionit IV shtohet Seksioni IV/1 “Vepra penale në lidhje me ushtrimin e veprimtarive financiare” me këtë përmbajtje: “Seksioni IV/1 Vepra penale në lidhje me ushtrimin e veprimtarive bankare dhe financiare Neni 170/c Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare Ushtrimi i veprimtarisë bankare nga persona që nuk janë të licencuar për këtë qëllim, sipas legjislacionit bankar në fuqi, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Po kjo vepër, kur i ka shkaktuar pasoja të rënda interesave shtetërorë ose atyre të shtetasve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet. Faqe|269

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents