Kodi Penal Viti 2014 Neni 170/ç Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare Ushtrimi i një ose disa veprimtarive financiare të ndryshme nga veprimtaria bankare, nga persona që nuk janë të licencuar për këtë qëllim, sipas legjislacionit bankar dhe/ose financiar në fuqi, dënohet me gjobë ose burgim gjer në tre vjet. Po kjo vepër, kur i ka shkaktuar pasoja të rënda interesave shtetërorë ose atyre të shtetasve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.”. Neni 26 Në nenin 228 bëhen këto ndryshime: 1. Titulli i nenit bëhet “Veprimet e dhunshme ndaj vendeve të punës së personave të mbrojtur ndërkombëtarisht”. 2. Fjalët “përfaqësuesve të shteteve të huaja dhe organizmave të njohur ndërkombëtarë” zëvendësohen me fjalët “personave të mbrojtur ndërkombëtarisht”. Neni 27 Neni 230 ndryshohet si më poshtë: “Neni 230 Vepra me qëllime terroriste Kryerja e veprave të mëposhtme, me qëllim përhapjen e panikut në popullatë ose për të detyruar organe shtetërore, shqiptare ose të huaja, të kryejnë ose të mos kryejnë një akt të caktuar, ose për të shkatërruar apo destabilizuar, në mënyrë serioze, struktura thelbësore politike, kushtetuese, ekonomike ose sociale të shtetit shqiptar, të një shteti tjetër, institucioni apo organizate ndërkombëtare, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm. Veprat me qëllime terroriste përfshijnë: a) veprat kundër personit, të cilat mund të shkaktojnë vdekjen ose plagosjen e rëndë; b) rrëmbimin e avionëve, të anijeve, të mjeteve të tjera të transportit apo të platformave fikse ose ushtrimin e paligjshëm të kontrollit mbi to, me dhunë ose nëpërmjet kanosjes për përdorimin e dhunës apo me anë të çdo forme tjetër kanosjeje; c) kryerjen e akteve të dhunës kundër një personi në bordin e një avioni në fluturim, në bordin e një anijeje ose në bordin e një platforme fikse, kur këto akte mund të rrezikojnë sigurinë e avionit, të mjetit të lundrimit ose të platformës fikse; ç) shkatërrimin e një avioni në funksionim, të një anijeje apo të një platforme fikse ose shkaktimin e dëmeve të tilla avionit, anijes a ngarkesës së saj ose platformës fikse, që e bëjnë të pamundur ose rrezikojnë a mund të rrezikojnë sigurinë e fluturimit, të lundrimit ose të platformës fikse; d) vendosjen, me çdo mjet, në një avion në shërbim, në një anije ose në një platformë fikse, të një pajisjeje a substance që mund të shkatërrojë avionin, anijen a platformën fikse ose që mund t'i shkaktojë dëme avionit, anijes a ngarkesës së saj ose platformës fikse dhe që rrezikon a mund të rrezikojë sigurinë e fluturimit, lundrimit të anijes ose të platformës fikse; dh) shkatërrimin ose dëmtimin e pajisjeve të fluturimit apo të pajisjeve të lundrimit detar ose ndërhyrjen në funksionimin e tyre, kur nga një akt i tillë mund të rrezikohet siguria e avionit apo e anijes; e) përhapjen e informacioneve që dihet se janë të pavërteta, duke rrezikuar sigurinë e një avioni në fluturim apo të anijes në lundrim; Faqe|270

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents