Kodi Penal Viti 2014 Neni 8 Në nenin 53, pas fjalëve “rrethanave lehtësuese” shtohen fjalët “dhe nuk është e pranishme asnjë rrethanë rënduese”. Neni 9 Në nenin 55, pas paragrafit të parë shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Dënimi më i rëndë i shtuar në rastin kur personi ka kryer një krim kundër jetës me dashje, me përdorimin pa leje të armëve luftarake dhe municionit, përbëhet nga shuma e përgjithshme e dënimeve për secilën vepër penale. Neni 10 Në nenin 59/a, pas paragrafit të parë shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Gjykata, në rrethanat e parashikuara në shkronjat “a” dhe “b” të paragrafit të parë të këtij neni, nuk mund të vendosë vuajtjen e dënimit të dhënë me qëndrim në shtëpi, të dënuarve që kanë kryer një krim ndaj bashkëshortit, bashkëjetuesit apo fëmijës së tij.”. Neni 11 Pas nenit 60 shtohet neni 60/a me këtë përmbajtje: “Neni 60/a Detyrimi për të hequr dorë nga përdorimi i alkoolit ose drogës Gjykata, ndaj të dënuarit të vënë në provë, i cili është në kushtet e varësisë kronike ndaj alkoolit apo lëndëve narkotike, vendos detyrimin për t’iu nënshtruar trajtimeve mjekësore për heqjen dorë nga përdorimi i alkoolit apo drogës. Trajtimi mjekësor për heqjen dorë nga përdorimi i alkoolit apo drogës bëhet në institucionin mjekësor të specializuar, sipas përcaktimit që bën Ministria e Shëndetësisë, në bazë të kërkesës së shërbimit të provës. Shërbimi i provës mbikëqyr ekzekutimin e vendimit të gjykatës dhe i raporton menjëherë prokurorit, kur personi i dënuar nuk përmbush detyrimin e vendosur.”. Neni 12 Në nenin 64, në fund të paragrafit të tretë shtohen fjalët “si dhe për të dënuarit për kryerjen e veprave penale të parashikuara në nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c apo paragrafi i tretë i nenit 100.”. Neni 13 Neni 74 ndryshohet si më poshtë: “Vrasjet, zhdukja me forcë, shfarosjet, kthimi në skllevër, internimet dhe dëbimet, si dhe çdo lloj torture ose dhune tjetër njerëzore, të kryera, sipas një plani konkret të paramenduar, ose në mënyrë sistematike, kundër një grupi të popullsisë civile, për motive politike, ideologjike, raciale, etnike e fetare dënohen jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.”. Faqe|285

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents