Kodi Penal Viti 2014 Neni 14 Në nenin 78, paragrafi i dytë ndryshohet si më poshtë: “Vrasja e kryer për interes apo hakmarrje dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm.”. Neni 15 Pas nenit 78 shtohet neni 78/a me këtë përmbajtje: “Neni 78/a Vrasja për gjakmarrje Vrasja me dashje për gjakmarrje dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.”. Neni 16 Pas nenit 79 shtohen nenet 79/a, 79/b dhe 79/c me këtë përmbajtje: “Neni 79/a Vrasja e funksionarëve publikë Vrasja me dashje e deputetit, gjyqtarit, prokurorit, avokatit, ushtarakut apo e funksionarëve të tjerë publikë, gjatë detyrës ose për shkak të saj, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura, dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm. Neni 79/b Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit Vrasja me dashje e punonjësve të Policisë së Shtetit, gjatë detyrës ose për shkak të saj, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura, dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm. Neni 79/c Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare Vrasja me dashje e personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ishbashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm.”. Neni 17 Në nenin 81, fjalët “përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet” zëvendësohen me fjalët “dënohet me burgim deri në pesë vjet”. Neni 18 Në nenin 88, paragrafi i dytë ndryshohet si më poshtë: “Po kjo vepër, kur është kryer kundër disa personave, kundër personit që është bashkëshort, ishbashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, ose kur ka sjellë si pasojë vdekjen, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.”. Faqe|286

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents