Kodi Penal Viti 2014 SEKSIONI VIII FALSIFIKIMI I DOKUMENTEVE Neni 186 Falsifikimi i dokumenteve Falsifikimi apo përdorimi i dokumenteve të falsifikuara dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, dënohet me burgim gjer në shtatë vjet. Neni 187 Falsifikimi i dokumenteve shkollore Falsifikimi apo përdorimi i dokumenteve shkollore të falsifikuara dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 188 Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore Falsifikimi apo përdorimi i dokumenteve të falsifikuar shëndetësore dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 189 Falsifikimi i letërnjoftimeve apo vizave Falsifikimi apo përdorimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave të falsifikuara dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë letërnjoftimin apo pasaportën, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet. Neni 190 Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve Falsifikimi apo përdorimi i vulave, stampave dhe formularëve të falsifikuar, apo paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë përpilimin e tyre, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet. Neni 191 Falsifikimi i akteve të gjendjes civile Falsifikimi apo përdorimi i akteve të gjendjes civile të falsifikuara dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë aktin, dënohet me burgim gjer në pesë vjet. Faqe|161

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents