Kodi Penal Viti 2014 Neni 192 Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve Prodhimi apo mbajtja e mjeteve për të kryer falsifikim të dokumenteve përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. SEKSIONI IX VEPRA PENALE NË FUSHEN E FALIMENTIMIT Neni 193 Falimentimi i provokuar Çuarja me dashje e personit juridik në gjendjen e falimentimit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Neni 194 Fshehja e gjendjes së falimentimit Hyrja në marrëdhënie ekonomike tregtare me të tretët nga ana e personit juridik, me qëllim të fshehë gjendjen e falimentimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 195 Fshehja e pasurisë pas falimentimit Fshehja e pasurisë pas falimentimit të personit juridik, me qëllim që t’u shmanget pasojave të tij, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet. Neni 196 Shkelja e detyrimeve Shkelja nga ana e personit juridik të detyrimeve që rëndojnë mbi të me rastin e falimentimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. SEKSIONI X ZHVILLIMI I PALEJUAR I LOJËRAVE TË FATIT Neni 197 Organizimi i llotarive të palejuara Organizimi i llotarive, lojrave të fatit apo bixhozit, në kundërshtim me dispozitat ligjore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. Neni 198 Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara Vënia në dispozicion e lokaleve për organizimin apo luajtjen e llotarive, lojrave të fatit apo bixhozit, në kundërshtim me dispozitat ligjore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj. Faqe|162

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents