Kodi Penal Viti 2014 Moskryerja e detyrave që lidhen me vjeljen brenda afatit të caktuar ligjor të taksave dhe tatimeve nga punonjësit e organeve tatimore dhe personat e tjerë zyrtarë që janë ngarkuar me këto detyra, kur bëhet për fajin e tyre dhe i sjell shtetit dëm në vlerë më të vogël se 1 milion lekë, dënohet me gjobë deri në 2 milionë lekë; kur vlera është me e lartë se 1 milion lekë dënohet nga 3 deri në 10 vjet burgim”. d) Në nenin 278 pas fjalëve “minave”, në paragrafët e parë dhe të dytë , shtohen fjalët “lëndë plasëse”. dh) Pas nenit 283, shtohet neni 283 a) me këtë përmbajtje: "Trafiku i narkotikëve Krijimi nga ana e personave, që për shkak të detyrës administrojnë substanca të tilla, i lehtësirave për marrjen a përdorimin e narkotikëve në kundërshtim me dispozitat përkatëse ligjore dënohet deri në 10 vjet burgim”. e) Pas nenit 284 shtohet neni 284 a) me këtë përmbajtje: "Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale Organizimi, drejtimi dhe financimi i organizatave kriminale me qëllim kultivimin , prodhimin, fabrikimin ose trafikun e paligjshëm të narkotikëve dënohet me burgim nga 10 deri në 20 vjet. Krijimi i kushteve apo lehtësirave për veprimtari të tilla nga persona me funksione shtetërore, dënohet me burgim nga 5 deri në 15 vjet”. ë) Pas nenit 284 a), shtohet neni 284 b) me këtë përmbajtje: "Ndihma në zbulimin e krimeve Personi i arrestuar ose i dënuar për njërën nga veprat penale që kanë lidhje me trafikun e narkotikëve, armëve, klandestinëve, prostitucionit ose për vepra penale të kryera nga organizata kriminale, që bashkëpunon dhe ndihmon organet e ndjekjes penale në luftën kundër tyre ose, sipas rastit, në zbulimin e personave të tjerë që kryejnë krime të tilla, nuk mund të dënohet më tepër se gjysma e dënimit të parashikuar për veprën e kryer prej tij. Në raste të veçanta, kur konkurojnë edhe rrethana lehtësuese në favor të tij, ky person mund të përjashtohet nga dënimi.". f) Në fund të nenit 297 bëhet shtesa me këtë përmbajtje: “dhe kur kjo organizohet për qëllim fitimi, dënohet me burgim deri në 10 vjet.” Neni 3 Ky ligj hyn në fuqi ditën e shpalljes nga Presidenti i Republikës. Shpallur me dekretin nr.1990, datë 19.1. 1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani Faqe|191

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents