Kodi Penal Viti 2014 Neni 21 Neni 105 ndryshohet si vijon: “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar marrëdhëniet e varësisë ose të detyrës, dënohet me burgim gjer në tre vjet.” Neni 22 Neni 106 ndryshohet si vijon: “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale ndërmjet prindit dhe fëmijës, vëllait dhe motrës, ndërmjet vëllezërve, motrave, ndërmjet personave të tjerë që janë gjini në vijë të drejtë ose me persona që ndodhen në raporte kujdestarie ose të birësimit, dënohet me burgim gjer në shtatë vjet.” Neni 23 Në nenin 107, pas fjalës “seksuale” shtohen fjalët “ose homoseksuale”. Neni 24 Në nenin 108 fjalët “me persona” zëvendësohen me fjalët “me të mitur”. Neni 25 Neni 109 ndryshohet si vijon: “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit me qëllim për të fituar pasuri ose çdo lloj përfitimi tjetër, për të përgatitur krijimin e kushteve lehtësuese për kryerjen e një krimi, për të ndihmuar fshehjen ose largimin e autorëve ose bashkëpunëtorëve në kryerjen e një krimi, për t’iu shmangur dënimit, për të detyruar realizimin e kërkesave a kushteve të caktuara, për qëllime politike ose çdo qëllim tjetër, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Po kjo vepër e kryer ndaj të miturit nën moshën 14 vjeç dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet. Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit ose e të miturit nën moshën 14 vjeç, i paraprirë ose i shoqëruar me tortura fizike ose psikike, kur është kryer kundër disa personave ose më shumë se një herë, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet dhe, kur është shkaktuar vdekja, me burgim të përjetshëm.” Neni 26 Pas nenit 109 shtohet neni 109/a, me këtë përmbajtje: “Neni 109/a Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese Kur personi i rrëmbyer ose i mbajtur peng lirohet vullnetarisht para mbarimit të shtatë ditëve nga rrëmbimi ose mbajtja peng, pa e arritur qëllimin e krimit dhe, kur ndaj personit nuk është ushtruar torturë ose dëmtime të tjera të shëndetit, dënohet me burgim nga tre gjer në pesë vjet.” Faqe|198

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents