Kodi Penal Viti 2014 Neni 27 Në nenin 110 paragrafi i dytë ndryshohet si vijon: “Kur kjo vepër shoqërohet me vuajtje të rënda fizike, kryhet në bashkëpunim, kundër disa personave ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.” Neni 28 Pas nenit 110 shtohet neni 110/a me këtë përmbajtje: “Trafikimi i njerëzve Trafikimi i njerëzve, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose shoqërohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike ose psikike të të dëmtuarit për të kryer veprime të ndryshme ose sjell pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe, kur ka sjellë si pasojë vdekjen, me burgim të përjetshëm.” Neni 29 Në nenin 114/a bëhen këto ndryshime: - Pika 6 ndryshohet si vijon: “6. Kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose nga persona të ngarkuar me funksione shtetërore dhe publike.” - Në paragrafin e fundit hiqen fjalët “dhe me konfiskim të mjeteve dhe përfitimeve”. Neni 30 Pas nenit 114/a shtohet neni 114/b me këtë përmbajtje: “Neni 114/b Trafikimi i femrave për prostitucion Trafikimi i femrave për prostitucion, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose shoqërohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike ose psikike të të dëmtuarës për të kryer veprime të ndryshme, ose sjell pasoja të rënda për shëndetin e saj, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe, kur ka sjellë si pasojë vdekjen, me burgim të përjetshëm.” Neni 31 Neni 116 shfuqizohet. Neni 32 Në nenin 119 paragrafi i dytë ndryshohet si vijon: “Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.” Faqe|199

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents