Kodi Penal Viti 2014 Neni 39 Pas nenit 138 shtohet neni 138/a me këtë përmbajtje: “Neni 138/a Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës “Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi në kundërshtim me ligjin i veprave të artit dhe të kulturës, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.” Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose sjell pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.” Neni 40 Neni 140 ndryshohet si vijon: “Vjedhja e pasurisë, e shoqëruar me mbajtjen pa leje të armëve dhe municioneve luftarake ose me përdorimin e tyre, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.” Neni 41 Pas nenit 141 shtohet neni 141/a me këtë përmbajtje: “Neni 141/a Trafikimi i mjeteve motorike Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi në kundërshtim me ligjin, i mjeteve motorike të vjedhura, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose sjell pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.” Neni 42 Në nenin 143 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet dhe, kur ka sjellë pasoja të rënda, me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.” Neni 43 Pas nenit 143 shtohet neni 143/a me këtë përmbajtje: “Neni 143/a Skemat mashtruese dhe piramidale “Organizimi dhe vënia në funksionim e skemave mashtruese dhe piramidale të huamarrjes, me qëllim fitimi material, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. Po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.” Faqe|201

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents