Kodi Penal Viti 2014 Neni 44 Në nenin 147, fjalët “tre vjet” zëvendësohen me fjalët “katër vjet”. Neni 45 Në nenin 148, fjalët “një vit” zëvendësohen me fjalët “dy vjet”. Neni 46 Në nenin 149, pas fjalës “gjobë” shtohen fjalët “ose me burgim gjer në dy vjet.” Neni 47 Në nenin 170/a, në paragrafin e parë dhe të dytë, përpara fjalës “dënohet”, shtohen fjalët “përbën kundërvajtje penale dhe”. Neni 48 Neni 175 ndryshohet si vijon: “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore Kryerja e kontrabandës nga punonjës të doganave ose punonjës që kanë lidhje me veprimtarinë doganore, qoftë edhe në bashkëpunim me persona të tjerë, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.” Neni 49 Neni 178 ndryshohet si vijon: “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë Tregtimi, tjetërsimi ose transportimi i mallrave që dihet që janë kontrabandë, si dhe çdo ndihmë tjetër që u jepet personave që merren me këto veprimtari, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.” Neni 50 Neni 183 ndryshohet si vijon: “Falsifikimi i monedhave Falsifikimi ose vënia në qarkullim e monedhave të falsifikuara dënohet me burgim gjer në pesë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.” Neni 51 Neni 184 ndryshohet si vijon: “Falsifikimi i letrave me vlerë Falsifikimi ose vënia në qarkullim i çeqeve, kambialeve, kartëkrediteve, çekudhëtarëve ose letrave të tjera me vlera të falsifikuara, dënohet me burgim gjer në pesë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.” Faqe|202

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents