Kodi Penal Viti 2014 dënim me burgim, duke pasur parasysh se elementet subjektive përbëjnë detyrim të organit procedues për t’i provuar para gjykatës. Në një pozicion të ngjashëm me dy eksperiencat e paraqitura më lart në trajtimin e kësaj çështjeje është dhe Kodi Penal Francez. Në nenin 135-1 të këtij Kodi përcaktohet se nga ana e gjyqtarit, për shlyerjen e dënimit me gjobë, mund të vendosen edhe këste ditore, për të cilat ai mban parasysh jo vetëm të ardhurat, por edhe shpenzimet e të dënuarit. Veçori e legjislacionit penal francez (ashtu si në Itali) është caktimi i një gjyqtari ekzekutimi që ndjek në vazhdimësi këtë fazë. Gjykata, për sa më sipër, arrin në përfundimin se neni 34/8 i KP-së ka probleme kushtetutshmërie për shkak të ometimit legjislativ. Legjislacioni nuk ka parashikuar fuqi të plota për gjyqtarin edhe gjatë momentit të konvertimit të dënimit. Në këtë kuptim, neni 3/2 i KPP-së përbën një dispozitë me karakter të përgjithshëm, parashikimet e së cilës nuk mund të anashkalohen në asnjë rast. Gjykata vlerëson se gjyqtari, gjatë konvertimit, duhet të ketë mundësinë të hetojë në lidhje me shkaqet që kanë çuar në mosshlyerjen e gjobës dhe, çka është më e rëndësishme, duhet të ketë mundësinë të caktojë dënimin më të përshtatshëm për secilin shkelës, në përputhje me funksionin riedukues të sipërpërmendur. Gjykata vëren se gjyqtari, që bën konvertimin e gjobës, duhet të ketë mundësinë që të caktojë të gjitha llojet e dënimit të parashikuara nga legjislacioni në fuqi dhe, mbi të gjitha, të ketë mundësinë të përdorë masat alternative të dënimit me burgim. Duke u mbështetur në argumentet e mësipërm, Gjykata vlerëson se dënimi me burgim dhe dënimi me gjobë janë dënime kryesore dhe në thelb të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se ndikimi i secilit prej tyre mbi të dënuarin, dhe procesin riedukativ ndaj tij, është shumë i ndryshëm. Në këtë kuptim, konvertimi i dënimit me gjobë në dënimin me burgim është në përputhje me funksionin riedukativ të dënimit, kur i dënuari me vullnetin e tij të lirë refuzon t’i bindet vendimit gjyqësor që e detyron të paguajë gjobën. Në të kundërt, konvertimi i dënimit, kur personi është në pamundësi objektive, çka do të thotë se burgimi nuk varet nga ana subjektive e autorit, por nga kushtet ekonomike të të dënuarit, do të shkaktonte një trajtim të diferencuar vetëm në varësi të gjendjes ekonomike, duke sjellë si pasojë cenimin e parimit të barazisë para ligjit, të sanksionuar nga neni 18 i Kushtetutës. Për sa më sipër pretendimi i gjykatës referuese për antikushtetutshmërinë e paragrafit 8, të nenit 34 të KP-së është i bazuar. Në lidhje me pretendimin e gjykatës referuese për antikushtetutshmërinë e paragrafit 7 të nenit 34 të KP-së, Gjykata vlerëson se këto përcaktime janë dispozita të përgjithshme që kanë të bëjnë me mënyrën e shlyerjes së dënimit me gjobë dhe nuk kanë lidhje me çështjen konkrete, dhe për rrjedhojë, nuk mund të jenë objekt i këtij shqyrtimi. Në lidhje me pretendimin e gjykatës referuese për cenim të nenit 27 të Kushtetutës, Gjykata konstaton se vendimi për konvertimin jepet nga një gjykatë kompetente për gjykimin e çështjeve penale dhe, për rrjedhojë, në përputhje me dispozitat përkatëse të KP-së dhe KPP-ja kemi të bëjmë me një dënim me burgim të dhënë nga një gjykatë kompetente. Në këto kushte edhe ky pretendim rezulton i pabazuar. PËR KËTO ARSYE, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të neneve 131, shkronja “a”; 134, pika 1, shkronja “d” të Kushtetutës, si dhe të neneve 68, 69 dhe 70 të ligjit nr.8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, me shumicë votash, VENDOSI: - Shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën, të paragrafit 8 të nenit 34 të Kodit Penal. - Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare. Faqe|329

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents