Kodi Penal Viti 2014 VËREN: I 1. Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin nr. 424, datë 24.11.2009, ka vendosur deklarimin fajtor të të pandehurit P.R. për veprat penale të “falsifikimit ose përdorimit të vulave, stampave ose formularëve” dhe të “falsifikimit të akteve të gjendjes civile” të parashikuara, respektivisht, nga nenet 190/1 dhe 191/1 të KP-së; në bashkim të dënimeve ka vendosur dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim dhe 450.000 lekë gjobë; në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale (KPP), uljen me 1/3 e dënimit dhe dënimin e të pandehurit, përfundimisht, me 4 (katër) muaj burgim dhe 300.000 lekë gjobë; në zbatim të nenit 59 të KP-së pezullimin e dënimit për dënimin me burgim dhe vendosjen e të pandehurit në provë për një afat 5-vjeçar gjatë të cilit ai të mbajë kontakte me shërbimin e provës një herë në tre muaj dhe të mos kryejë vepër tjetër penale; në zbatim të nenit 34 të KP-së detyrimin e të pandehurit të paguajë gjobën brenda një viti nga data e marrjes formë të prerë të vendimit. 2. Kundër vendimit të lartpërmendur ka paraqitur ankim mbrojtësi i të pandehurit duke pretenduar pezullimin edhe të pjesës së dënimit me gjobë. Ai ka parashtruar se përderisa gjykata ka dhënë dy dënime kryesore dhe njërin prej tyre, dënimin me burgim, e ka pezulluar, duhet të vendoset edhe pezullimi i dënimit tjetër kryesor, atij me gjobë. 3. Gjykata e Apelit Vlorë (gjykata referuese), ka vendosur pezullimin e gjykimit të çështjes nr. 594 akti, datë 22.2.2010, me të pandehur P.R. dhe, në mbështetje të neneve 134/1/d dhe 145/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, për t’u shprehur nëse nenet 190 dhe 191 të KP-së dhe gjithë dispozitat e tjera të Pjesës së Posaçme të këtij Kodi, që parashikojnë dy dënime kryesore, janë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. II 4. Gjykata referuese pretendon se nenet 190 dhe 191 të KP-së si dhe dispozitat e tjera të Pjesës së Posaçme të këtij Kodi, që parashikojnë si sanksione për veprën penale dy dënime kryesore, atë me burgim dhe me gjobë, bien në kundërshtim me nenin 17/1 të Kushtetutës, pasi, sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese (shih vendimin nr. 19, datë 1.6.2011 të Gjykatës Kushtetuese), që të jetë i pranueshëm dënimi penal në aspektin kushtetues, në përputhje me nenin 17/1 të Kushtetutës, duhet të jetë i drejtë dhe në përpjesëtim me veprën. Në këtë mënyrë, që të mund të ketë një proces riedukativ të suksesshëm, duhet që ndëshkimi penal të perceptohet nga autori i veprës si i drejtë dhe në përpjesëtim me veprën e kryer. Ndërsa, dënimi me burgim dhe dënimi me gjobë janë dënime kryesore dhe në thelb të ndryshme nga njëra-tjetra dhe se ndikimi i secilit prej tyre mbi të dënuarin, dhe procesin riedukativ ndaj tij, është shumë i ndryshëm. 5. Gjykata referuese pretendon, gjithashtu, se dispozitat, për të cilat kërkohet kontrolli kushtetues, bien në kundërshtim edhe me nenin 18 të Kushtetutës, i cili sanksionon barazinë e shtetasve para ligjit për këto arsye: 5.1. Së pari, parashikimi për disa vepra penale i dy dënimeve kryesore, në shkelje të standardit të sanksionuar nga dispozitat e pjesës së përgjithshme të Kodit Penal për dhënien ndaj autorëve të veprave penale të një dënimi kryesor, vë në pozita të pabarabarta subjektet e veprave penale që për të njëjtën arsye, shkeljen e ligjit penal, i nënshtrohen një dënimi kryesor; 5.2. Së dyti, në disa prej dispozitave të pjesës së posaçme të Kodit Penal (si p.sh. neni 189 dhe 248) nuk ka raport të drejtë midis minimumit dhe maksimumit të sanksionit të parashikuar për dënimin me burgim në pjesën e përgjithshme të Kodit Penal (neni 34/1 i KP-së) dhe minimumit dhe maksimumit të sanksionit të parashikuar për dënimin me gjobë në pjesën e përgjithshme të Kodit Penal (neni 34/3 i KP-së), duke krijuar pabarazi brenda vetë normës. 5.3. Së treti, pamundësia e pezullimit edhe të dënimit me gjobë për subjektet e veprave penale që parashikojnë dy dënime kryesore, krijon pabarazi në aplikimin në thelb të ligjit penal, pasi subjekteve të veprave penale për të cilat është parashikuar dënimi me burgim, për rrethana të tilla si: rrezikshmëria e Faqe|332

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents