Kodi Penal Viti 2014 Për sa më sipër, gjykatat nuk kanë asnjë pengesë që në zbatim të dispozitave të sipërpërmendura të KP-së dhe KPP-së të kryejnë veprime në radhën e mëposhtme kronolgjike: 1. Të përcaktojnë shkaqet, për të cilat i dënuari është në pamundësi për pagimin e gjobës. 2. Të përcaktojnë masën e dënimit me burgim sipas nenit 34 të KP-së. 3. Në rast të pamundësisë paguese, për shkak të insovabilitetit, të aplikojnë një nga masat alternative të dënimit me burgim. Jemi të këtij mendimi pasi nuk ka asnjë ndryshim ndërmjet caktimit të dënimit në gjykimin e themelit dhe më pas aplikimin e një mase alternative dhe caktimit të dënimit pas konvertimit të dënimit me gjobë dhe zbatimit të një mase alternative kur gjykata ka konkluduar pamundësinë paguese për shkak të insovabilitetit të të dënuarit. Si rrjedhim, gjykatat nuk kanë asnjë pengesë konkrete nga ana e legjislacionit material apo procedural, që në rastin e konvertimit të dënimeve penale me gjobë, të aplikojnë nenet 58 e vijues të KP-së. Qëllimi riedukativ i dënimit penal është një element thelbësor i këtij dënimi dhe si i tillë duhet të mbahet parasysh nga gjykata gjatë cilësdo situatë që ka të bëjë me përcaktimin e një dënimi, qoftë ky në përfundim të një gjykimi në themel, qoftë në fazën e konvertimit të dënimeve penale me gjobë. Anëtare: Altina Xhoxhaj, Vitore Tusha VENDIM Nr. 47, datë 26.7.2012 NË EMËR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Bashkim Dedja Kryetar i Gjykatës Kushtetuese Xhezair Zaganjori Anëtar i “ “ Vitore Tusha Anëtare e “ “ Sokol Berberi Anëtar i “ “ Admir Thanza Anëtar i “ “ Altina Xhoxhaj Anëtare e “ “ Fatmir Hoxha Anëtar i “ “ Vladimir Kristo Anëtar i “ “ me sekretare Edmira Babaj, në datë 17.4.2012, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore, mbi bazë dokumentesh, çështjen nr. 7 Akti, që i përket: KËRKUES: Gjykata e Apelit Vlorë. SUBJEKTE TË INTERESUARA: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Prokuroria e Përgjithshme. OBJEKTI: Shfuqizimi, si të papajtueshëm me Kushtetutën, i neneve 190 dhe 191 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë (KP) dhe gjithë dispozitave të tjera të Pjesës së Posaçme të këtij Kodi, që parashikojnë dy dënime kryesore. BAZA LIGJORE: Nenet 134/1, shkronja “d”, 145/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”. GJYKATA KUSHTETUESE, pasi dëgjoi relatorin e çështjes, Vladimir Kristo, shqyrtoi pretendimet e kërkuesit; prapësimet e subjekteve të interesuara, të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilët kanë kërkuar rrëzimin e kërkesës dhe, pasi e diskutoi çështjen në tërësi, Faqe|331

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents