Kodi Penal Viti 2014 Neni 318 Fyerja e gjyqtarit Fyerja e gjyqtarit apo anëtarëve të trupit gjykues, prokurorit, avokatit ose çdo arbitri të caktuar për një çështje për shkak të veprimtarisë së tyre, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Neni 319 Kërkimi apo marrja e shpërblimit Kërkimi apo marrje të padrejta të shpërblimeve, dhuratave dhe përfitimeve të tjera, si edhe sigurimi i premtimeve për to, nga ana e gjyqtarit, çdo anëtari të trupit gjykues, prokurorit, çdo arbitri të caktuar për një çështje, me qëllim që të kryejë a të moskryejë një veprim që lidhet me funksionin, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Ndërmjetësimi i bërë nga personi që ka interes për çështjen ose nga çdo person tjetër për shpërblime, dhurata apo përfitime të tjera ndaj personave të cituar në paragrafin e parë të këtij neni, dënohet me burgim gjer në tre vjet. Neni 320 Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës Fshehja, tjetërsimi, konsumimi, dëmtimi apo shkatërrimi i sendeve për të cilat është marrë një vendim prej gjykatës, ose kryerja e veprimeve të tjera të bëra me qëllim që të mos ekzekutohet ose të pengohet ekzekutimi i vendimit gjyqësor, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Neni 321 Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës Kryerja e veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës në lidhje me detyrimet e lindura nga dëmtimet plotësuese të dhëna prej saj, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Neni 322 Prishja e vulave dhe shenjave Prishja me dashje e vulave dhe shenjave të tjera të vendosura mbi sende të ndryshme nga organet e ndjekjes penale dhe gjyqësore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj. Neni 323 Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit Largimi i të ndaluarit, arrestuarit apo të dënuarit me burgim nga vendi i qëndrimit të detyrueshëm ose gjatë transportimit të tij nga një vend në tjetrin, dënohet me burgim gjer në pesë vjet. Kur vepra penale kryhet me dhunë ose me përdorim të armëve, substancave zjarrvënëse, eksplozive dhe helmuese dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Faqe|182

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents