Kodi Penal Viti 2014 Neni 324 Dhënia ndihmë një të burgosuri për largim Dhënia e këshillave, informatave, mjeteve, të ndaluarit, të arrestuarit apo të burgosurit, me qëllim për t’u larguar nga vendi i qëndrimit të detyruar, dënohet me burgim gjer në tre vjet. Kur dhënia ndihmë bëhet nga i ngarkuari me ruajtjen, mbikqyrjen apo transportimin, ose që për shkak të funksionit ka të drejtë të hyjë në institucione burgimi apo të ketë lidhje me të ndaluar, arrestuar apo të burgosur, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. KREU X VEPRA PENALE QË PREKIN ZGJEDHJET E LIRA DHE SISTEMIN DEMOKRATIK TË ZGJEDHJEVE Neni 325 Pengimi i subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese Pengimi me dhunë apo me çdo mënyrë tjetër i subjekteve elektorale për të zhvilluar rregullisht aktivitetin e tyre në përputhje me ligjin gjatë fushatës së zgjedhjeve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Neni 326 Falsifikimi i dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhjeve Paraqitja në dokumentet e zgjedhjeve të të dhënave, rrethanave, shifrave që dihen se janë të pasakta, përpilimi i dokumenteve falso ose zëvëndësimi i të saktave me të rreme, i bërë nga personat e ngarkuar me përpilimin, vlerësimin, nxjerrjen e rezultateve apo ruajtjen e dokumenteve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 327 Shkelja e fshehtësisë së votimit Shkelja e fshehtësisë së votimit nga ana e personave të ngarkuar me zgjedhjet, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Neni 328 Dhënia e shpërblimeve dhe premtimeve Ofrimi ose dhënia e të hollave, bërja e premtimeve për vende pune ose për favorizime të tjera në cilëndo formë, me qëllim që të marrë firmën për paraqitjen e kandidatit, për të votuar pro ose kundër një kandidati apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj. Pranimi i të hollave, premtimeve dhe favorizimeve të tjera për të kryer veprimet e mësipërme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë. Neni 329 Kanosja e zgjedhësit Kanosja që i bëhet zgjedhësit për të votuar pro ose kundër një kandidati si edhe për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Faqe|183

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents